Uzuni e nis me gol, Muçi e Asllani bëjnë “kamerierin” në Turqi (VIDEO)

Sezoni i ri histori e vjetër, Myrto Uzuni e nis aty ku e mbylli në MLS, bën “bomberin” për ekipin e tij Austin, duke shënuar golin e parë në sfidën hapëse të këtij sezoni në Amerikë. Me një nuhatje të vërtetë, Uzuni ndoqi mirë një aksion sulmues dhe i pa shqetësuar shumë pranë vijës fatale shtyu topin me gjok duke realizuar gol për Ausitin. Për fat të keq goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi, me ekipin e tij që doli me një pikë pas barazimit 2-2 kundër Minnesota-s.

Nuk mungoi protagonizmi i legjionarëve kuqezi edhe në Turqi. Ernest Muçi vijon formën e tij fantastike, këtë herë duke dhuruar një asist shumë të bukur. Sulmuesi kuqezi udhëhoqi ekipin e tij në suksesin 2-1 përballë Gaziantep. Ky ishte asisti i tij i 6-të këtë sezon, plus 13 gola.

Titullar dhe protagonist absolut për ekipin e tij ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi dhuroi një asist të bukur në golin e dytë të Beshiktash. “Shqiponjat” triumfuan pastër 4-0 përballë Goztepe, me Asllanin që qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të duke udhëhequr mesfushën e bardhezinjve.

Forma shumë e mirë e tre legjionarëve kuqezi është pa diskutim një lajm shumë i mirë për trajnerin Sylvinho këtë periudhë, me këtë të fundit që prej kohësh ka nisur të bëjë llogaritë për takimin e parë në fazën “play-off”, atë kundër Polonisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×