“Mbi 500 mln € investime në qarkun e Korçës, rrugët ‘skenë krimi’”/ Gazetari: Tenderë të dhënë nga Evis Berberi dhe Balluku! Rama ‘aministoi’ kompaninë!

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas ka shkaktuar probleme të mëdha. Prej disa ditësh juglindja është e paralizuar dhe pavarësisht se u njoftua për hapjen e një rrugë alternative, gjithashtu edhe aty pati shembje duke u kthyer në një rrezik për lëvizjen e automjeteve por edhe qytetarëve.

I ftuar në “News24” gazetari Julian Hoxhaj, komentoi situatën aktuale, ndërsa përmendi edhe raste të tjera të problematikës me infrastrukturë, duke të thënë se ekspertët nuk janë pyetur.

Ai gjithashtu komentoi edhe reagimin e kryeministrit Rama duke thënë se i bëri një amnisti kompanisë që ka bërë studimin e projektit. Sipas gazetarit, kryeministri ‘ka marrë përsipër që të shpallë të pafajshëm, kompanisë që po bën rrugën e re’.

“Në këtë rast me zonjë Balluku po bëhet një situatë dramatike. Infrastruktura është çështje e sigurisë kombëtare, pra janë çështje të rëndësishme të sigurisë, dhe një nga kapitujt e rëndësishëm për rrugën drejt BE është edhe ajo e infrastrukturës. Pra çfarë imazhi paraqitet me këtë situatë, çfarë mund të presë një turist dhe në kushte të tilla ku rrugët nuk japin siguri, infrastruktura hekurudhorë është në kushte që e dimë dhe aeroportet janë si objekte konflikti mes investitorëve, si ajo e Vlorës. Unë kam denoncuar këtë situatë. Segmenti aktual që po bëhet, Elbasan-Qafë Thanë pritet të shkojë 150 mln euro. Vendi ku ka ndodhur shembja e kam parë me shumë kujdes dhe ka një handikap në aspektin inxhinierik”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se vetëm në qarkun e Korçës janë bërë mbi 500 mln euro investime dhe se sot rrugët janë kthyer në ‘skenë krimi”

“Sot kemi shembjen e rrugës së vjetër, aksi i vetëm për lidhjen me juglindjen por jo vetëm…Pra është aks jetik për ekonominë jo vetëm për lëvizjen e qytetarëve. Pra është bllokuar përroi dhe ujërat kanë depërtuar duke shkaktuar rrëshqitjen e rrugës dhe nga ana tjetër është shembur edhe segmenti. Korridori i VIII po bëhet pa projekt të qartë për qytetarët. Shembja më e madhe ka ajo në Korçë-Erseke dhe e njëjta kompani është pjesë e këtij projekti, nuk e di saktësisht ku. Por përse nuk dëgjohet zëri i ekspertëve? Ne na ka ndodhur në Tunelin e LLogarasë, por në rastin konkret është më e tmerrshme, ura është zhytur. Vetëm në qarkun e Korçës janë investuar mbi 500 mln euro, përfshirë aksin Qukës-Qafë-Pllocë që u shemb pak ditë pasi u inaugurua. Një rrugë 43 km, që kushton me 400 mln euro dhe shembet pak ditës pas inaugurimit, duhet të ishte skenë krimi. Siç edhe kjo rrugë duhet të ishte skenë krimi. Duhet të ishte Prokuroria e Posaçme që të niste hetimin dhe këto dosje duhet t’ja bashkonte këto dosje sepse shumica e tenderëve të këtyre rrugëve janë kryer nga Evis Berberi dhe Belinda Balluku. Sot 300 mijë qytetarë dhe shumë të tjerë indirekt u është shkaktuar dëm i madh. Janë izoluar. Infrastruktura jetike shqiptare është sabotuar. Shqipëria ndërton më shtrenjtë në Europë pasi në krye të infrastrukturës ka ardhur Balluku. Vetëm kosto që u shkaktohet qytetarëve nga bllokimi është i pallogaritshëm. Sot përgjegjësia penale është kryesore, ka disa raste dhe nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur”, nënvizoi më tej gazetari.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×