
Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit për shtim të komisioneve.
Kushtetuesja ka gjetur shkelje te procedura e përshpejtuar dhe mënyra sesi thirren mbledhjet.
Gjyqtarët kushtetues konkluduan se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, për shkak së cenon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
Sipas Gjykatës vendimi i Kuvendit për miratimin e rregullores së re është në papajtueshmëri me Kushtetutën.
3 ditë pas konstituimit, me 79 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimin e rregullores ku u krijuan 11 komisionet të përhershme parlamentare nga 8 që ishin më parë.
Gjatë votimit në Kuvend të rregullores, demokratët e braktisën seancën dhe e konsideruan çështjen “puç kushtetues”.
1 e 5 e deputetëve e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese duke pretenduar se procesi zgjati vetëm 1 orë dhe deputetët nuk patën mundësi të paraqesin propozimet e tyre. Gjatë seancës Kuvendi pretendoi se në kushtet e urgjencës kishte zbatuar rregullin aq sa mundej.
and then