Tirana nuk pret më, “shtrëngon duart” me trajnerin Nuhiu (ZYRTARE)

Tirana ka zyrtarizuar largimin e trjnerit Ardian Nuhiu. Klubi bardheblu ka ndërprerë bashlëpunimin me teknikun, pas rezultateve të dobëta në kampionat. Dy humbjet e fundit, ajo në derbi dhe më pas ndaj Teutës, rezultuan fatale për Nuhiu, i cili drejtoi kryeqytetasit për 18 ndeshje.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.

I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”- Shkruan klubi. Mbetet të shihet se kush do ulet në stolin e Tiranës, me Orges Shehi që mbetet alternativa kryesore për momentin.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×