Gazetarja zbulon skandalin e Ballukut, Klodiana Lala: Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar gjatë emisionit “Studio 24” se Belinda Balluku ka përdorur individë të lidhur me krimin për të kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarët.

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën presionin e individëve të lidhur me krimin, duke përfshirë kërcënime të drejtpërdrejta nga persona të fortë.

Gazetarja shtoi se SPAK ka sjellë përgjime ambientale që nxjerrin në pah përdorimin e njerëzve të fortë për intimidimin e dëshmitarëve. “SPAK duhet të na tregojë kush janë ata,” u shpreh Lala.

Klodiana Lala: Do kisha preferuar që Balluku të përballej me kolegët e vet në Këshillin e Mandateve, por ajo po përdor si mburojë kryeministrin dhe PS.

Balluku e ka vënë Ramën në vështirësi, kjo duket qartazi. Fakti që Rama del bën leksione juridike cdo të dielë e tregon,

Dy janë momente, që SPAK ka sjellë përgjime ambientale, mes bisedimeve mes njëri tjetrit kanë nxjerrë në pah një fakt shqetësues që të fortët janë përdorur nga Balluku për të intimiduar dëshmitarët. SPAK duhet të na tregojë kush janë ata?

Moment I dytë ka të bëjë me rendëimin epozitës së Ballukut.

Në fillim ajo ka qenë për tunelin e Llogarasë dhe lotin e unazës së madhe, sot ajo ka dhe 9 të tjera. Fakti që ajo është gjetur përsëritëse sipas SPAK, është shkak i fortë që ata kërkojnë ta arrestojnë. Njëra nga të pandehurat për tunelin e Llogarasë, ka deklaruar se i ka bërë tenderat në presionin e Ervis Berberit, më kanë kërcënuar njerëz të fortë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×