
Adrian Bylyku, drejtor i shërbimit gjeologjik në një lidhje live nga vendi Arrat e Gurrës, ku ka pasur shembet masive të tokës, ku rruga ka dalë jashtë funksionit, ka treguar detaje nga terreni.
Gjatë intervistës për News24, Bylyku theksoi se në këtë strukturë u krijua një formë hinke, ndërsa shtoi se dhe fakti që prej kohësh ka pasur reshje shiu, u shkaktua ngjarja në fjalë.
Gjithashtu ai u shpreh se shërbimi gjeologjik nuk ka qenë i përfshirë në këtë projekt dhe se që nga ky moment ka nisur të përfshirë dhe po punon dhe kërkon se si të montohet sondat e shpimit, dhe se po bëhen të gjitha vëzhgimet për të dhënë sa më shpejt rekomandimet e duhura.
“Ka ndodhur një rrëshqitje sezonale e cila si çdo rrëshqitje që është fenomen i shpeshtë ka disa shkaqe. Një rast i tillë elementi kryesor, është nga përbërja e tokës deri te pjesa e kontributit të reshje që kanë ndodhur në zonën e quajtur Arrat e Gurrës…Referuar të dhënave që kemi nga dhjetori 2025 deri tani në shkuar sasia e reshjeve ka qenë trefish në krahasim me 10 vitet e fundit. Pra janë një kompleks faktorësh, por kryesori mbetet mbingopja e strukturës, tha ai.
Pjesë nga intervista:
A ka ndikuar ndërtimi i Korridorit VIII dhe gërryeja?
Adrian Bylyku: Në pjesën e një rrëshqitjeje janë disa faktorë që ndikojnë, por ka një faktor që është kryesori, ashtu si në këtë rast që është faktori i ujit. Dhe faktorët e tjerë nga përbërja e tokës, apo edhe ndërhyrjet që kanë bërë duhen mbajtur në konsideratë. Në këtë rast shërbimi gjeologjik po bën të gjitha vëzhgimet dhe duhet ende kohë për të marrë të gjitha informacionet. Gjeologjia është një shkencë multidisiplinale dhe kërkohen ekspertë të fushës. Padiskutim dhe me ekspertë të ARRSH dhe që ka kompania bashkëpunimi është prezent po shohim të gjitha opsionet, kryesorja është të përcaktojmë situatën dhe të japim sa më shpejt rekomandimet e duhura
A ka pasur sinjale që rrezikonin, pra ka pasur paralajmërime?
Adrian Bylyku: Nuk është përfshirë qoftë me projektin, mund të them që nga pikëpamja historike kjo është një zonë me karakteristika të rrëshqitjeve. Nga pikëpamja e monitorimit në periudhat e fundit shërbimi gjeologjik nuk ka qenë i përfshirë. E thash që zona në fjalë është problematike sa i përket rrëshqitjeve në fragmente të ndryshme këtu ka ndodhur. Kjo masë sigurie e marrë tani është shumë e rëndësishme, Roli i shërbimit gjeologjik është që nga ky moment ka nisur të përfshihet dhe sot po kërkojmë se si do të montojmë sondat e shpimit. Ne sapo kemi nisur nga pikëpamja gjeologjike dhe do bëjmë maksimumin për ato që na takon dhe në lidhje me pjesët e tjera gjëja është komplekse.
and then