Debati teknik, Formula 1 ndalon sistemin DRS në start

Nisjet janë rikthyer në qendër të debatit teknik në Formula 1. Pa MGU-H, i eliminuar nga rregullorja 2026, pilotët duhet të mbështeten ekskluzivisht te motori me djegie të brendshme për ta çuar turbon në hapësirën ideale të funksionimit përpara fikjes së semaforëve.

Një operacion shumë më kompleks krahasuar me të kaluarën, kur motogjeneratori elektrik ndihmonte në mbajtjen konstante të presionit të mbingarkimit.

MES SHUMË PIKËPYETJEVE

Për këtë arsye, skuadrat, të mbledhura në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe në Komisionin e F1, kanë vendosur të ndryshojnë procedurën, duke futur një paralajmërim prej 5 sekondash përpara nisjes së sekuencës së semaforëve. Një interval i dobishëm për të stabilizuar rrotullimet e motorit dhe për të përgatitur turbon për startin. Megjithatë, çështja kryesore ishte tjetër. Me liberalizimin e përdorimit të krahëve të lëvizshëm gjatë seancave, masë e menduar për të reduktuar përdorimin e energjisë elektrike në vijat e drejta.

RREZIKU

Ky boshllëk rregullator ndezi diskutimin mes skuadrave. Në fazën e parë të startit nevojitet aderencë maksimale mekanike dhe aerodinamike për të kufizuar rrëshqitjen e rrotave, duke qenë se deri në 50 km/ h është i ndaluar kontributi i motorit elektrik. Megjithatë, në pista me vija të gjata të drejta në fillim, hapja e krahut pas metrave të parë mund të kishte ofruar një avantazh në shpejtësinë maksimale dhe në menaxhimin e energjisë.

SIGURIA MBI TË GJITHA

Diskutimi u mbyll me një zgjedhje të kujdesshme: asnjë “straight mode”, pra konfigurim me ngarkesë të ulët aerodinamike dhe krah të hapur, nga grila e nisjes deri në kthesën e parë. Arsyeja lidhet me sigurinë. Në nisje, gomat janë ende relativisht të ftohta, ashtu si edhe frenat, pavarësisht punës gjatë xhiros së formimit. Mbërritja në frenimin e parë me shpejtësi më të larta do të rriste rrezikun e bllokimeve dhe përplasjeve në një moment kur njëvendëshet janë jashtëzakonisht pranë njëra-tjetrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×