“Diktatori” Flick, gjoba dhe ndëshkime për të “pabindurit”

Hansi Flick, si një gjerman i vërtetë, është i përpiktë në çdo detaj, nuk pranon që askush të shkel rregullat e vendosura. Në çdo situatë, Flick kërkon disiplinë maksimale, për këtë arsye ka parashikuar edhe gjoba për shkelësit, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për oraret. Pedri dhe Ferran Torres, dy futbollistët e Barçës, në një intervistë për mediat në Spanjë, zbuluan se nëse vonohen 10 minuta në ditën e ndeshjesh gjobiten me 40 mijë euro:

“Nëse atë ditë arrin me 20 minuta vonesë, ndoshta është më mirë të mos paraqitesh fare”, u shpreh Pedri duke qeshur:

“Në çdo rast e kuptoj, sepse kjo vonesë është mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës”, theksoi ndër të tjera mesfushori i Barçës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×