“Drejtësia sot është si qeveria shqiptare e 92-it.”, Rama: E dija se kjo reformë do të bëhej mbi ‘gjakun’ tonë. Ata të Rrugës së Elbasanit e kishin në dorë dhe…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Reforma në Drejtësi sot është si qeveria shqiptare e vitit 1992. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se e dinte që reforma në drejtësi do të kishte rrugë të gjatë dhe do të bëhej mbi ‘gjakun’ e socialistëve.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe PD-në.

“Ku janë sot ata që kanë dalë të pafajshëm. E dini ku janë? Një pjesë e madhe të tyre e kanë lënë punën në shtet, ose vazhdojnë por nuk firmosin më asnjë copë letër. Nga frika dhe disa kurohen nga psikologët. Ça ka fituar këtu drejtësia dhe ky shtet që për hir të së vërtetës si ka burimet njerëzore sa të Kinës, por i ka të kursyera dhe do të bëjë më të mirën që t’i menaxhojë me sa më shumë kujdes. Këto pyetje duhet t’ia bëjnë vetes njerëzit e drejtësisë. Pavarësia e dhuruar pikërisht nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, duhet t’i bëjë shumë më të vetëdijshëm për dëmet që mund të bëjë njeri u pakontrolluar nga egoja dhe ambicia. Ne ishim ata që e projektuam dhe e diktuam në rresht, pa na trysnuar askush, reformën në drejtësi.

Ata të Rrugës së Elbasanit dhe ata të rrugës Durrës-Bari-Brindisi nuk kishin nga të shpiknin kalin se këtu ishin që nga 91-i. Se kam menduar si shëtitje në park reformën në drejtësi, por e dija që do të vinte nga gjaku i yni dhe ne gjak mbi ne. Shpata e pushteti të drejtësisë duhet të ishte në dorën e sistemit të drejtësisë për të punuar dhe të punonte mbi kokat tona. Drejtësia sot është si qeveria shqiptare e 92-it. Fuqi e madhe, traditë dhe autokontroll nga 0-4, mbetet në notë kaluese. Jemi me shifrat alarmante të paraburgosjeve dhe të dytët pas Rusisë në raport me pafajësinë dhe dënimin. Qeveria jonë goditet si më e korruptuara dhe Shqipëria si vendi më i korruptuar po ashtu. Ka dosje për pastrim parash dhe evazion fiskal me fakte dhe si justifikohet dhe gëlltitet kjo burracakëri e neveritshme me punonjësit e shtetit dhe politikanët e PS. Ata friken si pula nga dy oturakët më të mëdhenj të pazarit mediatik që bombardojnë publikun me jashtënxjerrjen në tv dhe para të zezë pasi mbaron bombardimi dhe dosjet për riciklimit të parasë së pistë janë në SPAK prej vitesh.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×