
Thierry Henry, “ikona” e njohur është rikthyer mbrapa në kohë, ku ka folur për vitin 1999, periudhë në të cilin u transferua në Torino te Juventusi.
“Arrita dhe kishte lojtarë të kalibrit të Alessandro Del Piero, Filippo Inzaghi, Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Angelo Di Livio. Në fushën e stërvitjes ata po vraponin dhe, para një ushtrimi, më thanë: ‘Qëndro mënjanë, kjo nuk është ende për ty’. U përpoqa të qëndroja sepse sapo kisha mbërritur, por vetëm shikoja”, kujton Henry.
Ai përshkroi edhe intensitetin e stërvitjeve, duke veçuar përkushtimin ekstrem të mesfushorit Alessio Tacchinardi.
“Tacchinardi vraponte para dhe mbrapa nga një shtyllë porte në tjetrën derisa pothuajse i ra të fikët. U ktheva në dhomën e zhveshjes dhe mendova: ‘Nuk jam gati për këtë’. Njerëzit thoshin se ajo skuadër vraponte shumë. Ishin gati ta shtynin veten përtej kufijve të tyre, ishin gati të vdisnin në fushë për skuadrën”, tha ai.
and then