
Riformatimi i thellë i kabinetit qeveritar ka sjellë jo vetëm lëvizje dhe emërime të reja, por edhe largimin përfundimtar të tre figurave të rëndësishme nga struktura e Qeverisë.
Bëhet fjalë për Belinda Ballukun, Pirro Vengun dhe Elisa Spiropalin.
Të tre emrat nuk rezultojnë të kenë marrë një tjetër post brenda kabinetit të ri, duke mbetur kështu jashtë qeverisë pas vendimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Belinda Balluku, e cila mbante postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është zëvendësuar nga Enea Karakaçi; Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme është zëvendësuar nga Ferit Hoxha; ndërsa Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes është zëvendësuar nga Ermal Nufi.
Belinda Balluku mbante postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Elisa Spiropali atë të Ministres së Jashtme, ndërsa Pirro Vengu ishte Ministër i Mbrojtjes.
Kujtojmë se Balluku ishte pezulluar nga detyra pas një vendimi të GJKKO, me kërkesë të SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe arrestimin e saj pas akuzave të ngritura për abuzimin me tendera.
and then