“Pirro Vengu hodhi firmën në aferën e portit të Durrësit”, Llabani: Emri i tij del në tenderat me vlerë miliona euro të Ministrisë së Mbrojtjes!

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë, duke u ndalur te shkarkimi i Pirro Vengut nga posti i ministrit të Mbrojtjes, në kuadër të valës së ndryshimeve në qeveri.

Sipas Llabanit, emri i Vengut është përfolur në disa çështje që lidhen me hetime në vijim, përfshirë edhe dosjen e portit të Durrësit.

“Nëse Pirro Vengu është një personazh që flitet, edhe sot ka pasur disa veprime hetimore nga BKH që lidhen me portin e Durrësit dhe ai është firmëtari që ka hedhur bazën e dokumenteve të asaj afere të hetuar nga prokuroria e Durrësit. Është dora e tij”, u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi se posti i ministrit të Mbrojtjes, sipas saj, ka qenë një lëvizje shpërblyese nga kryeministri Edi Rama për rolin që Vengu ka pasur në këto procese.

“Posti që mori si ministër i Mbrojtjes ka qenë si shpërblim që Rama i bëri për këtë veprim. Pirro Vengu është edhe në shumë dosje të tjera që lidhen me tendera të bëra si ministër, ku ai ka firmosur dokumente që fusin kompani sh.a. që nuk kanë të drejtën të vendosin në emër të ministrisë. Flitet për miliona euro. Dokumente të cilat janë në verifikim nga SPAK”, deklaroi Llabani.

Sipas saj, shkarkimi i Vengut nuk duhet parë si një lëvizje e zakonshme politike, por si një përpjekje për të shmangur pasoja më të rënda.

“Pikërisht këtu shkarkimi i tij ka qenë vetëm për ta shmangur edhe një arrestim tjetër në zyrë, këtë herë të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu”, përfundoi gazetarja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×