Çmontohet grupi i skifterave në Tiranë, autorë të dhjetëra vjedhjeve, tre në pranga

Goditet një grup kriminal i akuzuar për 12 vjedhje/tentativa për vjedhje në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.

Kapen 3 pjesëtarët e grupit.
Sekuestrohen automjeti me të cilin shtetasit shkonin te banesat/subjektet ku do të vidhnin dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve, të cilët të orgënizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

•Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:
-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×