
Eliminimi nga Champions League nga Gallatasaray ishte padiskutim I dhimbshëm për Juventusin, por bardhezinjtë tani janë të fokusuar në objektivin kryesor: një nga katër vendet e para në Serinë A, të cilët të kualifikojnë në Champions League sezonin e ri. Për ta bërë këtë “Zonja e Vjetër” nuk duhet të humbasë më terren dhe duhet të marin maksimumin në ndeshjet e mbetura në kampionatin Italian. Të dielën Juventus do të përballet me Romënn ë Olimpico Stadium, një ndeshje mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë e djemve të Spallettit. Ky I fundit po mendon për lëvizjet që duhet të bëjë në formacion për sfidën ndaj romanëve, ku ka dyshime, ndërsa mungon edhe Locatelli për shkak se ka plotësuar nr e kartonave të verdhë. Trajneri Spaleti pritet të përdorë modulin 3-4-2-1. Dyshimet fillojnë nga porta, pasi të mërkurën në Champions nga fillimi luajti Perin, ndërsa Di Gregorio qëndroi në stol, por sipas Tuttosport, Perin është më I favorizuar për ta nisur nga minuta e parë kundër Romës.
Ka gjithashtu disa dyshime në repartin ofensiv, veçanërisht në lidhje me gjendjen e Bremer dhe Kalulu. Braziliani qëndroi në stol në Ligën e Kampionëve, pasi pësoi dëmtim në ndeshjen e parë kundër turqve. Qendërmbrojtësi mund të marrë disa minuta në Olimpico; por do të varet shumë nga gjendja e tij, në të kundërt ka një shans të mirë që Bremer të fillojë në qendër të mbrojtjes. E njëjta gjë vlen edhe për Kalulu, I cili ka shfaqur problemve pas ndeshjes me Galatasarayn. Ndërkohë që Kelly do të kompletojë linjën mbrojtëse.
Në mesfushë, mungesa më e madhe është Locatelli. Për të zëvendësuae kapitenin, Spalletti pritet të zgjedhë Koopmeiners, i cili është favoriti, së bashku me Thuram. Në krahë, McKennie do të veprojë në të djathtë me Cambiason.
Sa I takon sulmit, trajneri i Juventusit po mendon të mbajë treshen titullare që përdori disa disa ditë më parë në Allianz Stadium, me Conceicao, Yildiz dhe Davidit. Ky I fundit është më I avantazhuar se Openda. Vlahovic është ende jashtë, duke luftuar për t’u rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa pritet të bashkohet me skuadrën javën e ardhshme.
and then