
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi triumfin 2-0 ndaj Egnatias.
“Nuk është katër, por pesë fitore me Kupën, të fituara. Më përpara thuhej nuk fitojmë me katër vendet e para, fituam sot, fituam në Kupë me Elbasanin. Përgëzoj çunat, nëse futen edhe për 2 minuta japin maksimumin. Nuk kemi bërë asgjë. Me një humbje kthehemi prapë poshtë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.
Ishte e punuar, kemi punuar shumë që të merrnim thellësinë me mesfushorët e qendrës. Pas 2 me 0 u munduam ta menaxhohim, duke parë se Egnatia vinte me 5 lojtarë në sulm. Vumë Isgandarlin se donim ta mbysnim ndeshjen me tranzicion pozitiv. Kishim tre raste. Duke parë edhe mungesat e Egnatias në qendër të mbrojtjes, e dinim që kishim probleme dhe aty goditëm.
Çdo gjë është e përgatitur, nuk është rastësi. Egnatia luante me 3 mbrojtësa në ndërtim, duke parë shpejtësinë e Skukës, Isgandarlit dhe Sidibes, çunat e realizuan mirë. Çdo gjë shkoi siç e kishim planifikuar.
U munduam ta vrisnim ndeshjen, pastaj të mënaxhonim situatat. Doumbia vjen pas dy muajsh pushim, menduam të mos kalojmë në dëmtim. Dhe Skukës t’i jepnim rikuperim. Klubi ynë është i vendosur te grupi, jo individi. Nuk e di kush do luajë me Elbasanin, por kush do luajë do japë maksimumin dhe do tentojmë të kalojmë turin. Siç është edhe objektivi i klubit”, tha Kërnaja.
and then