
Bayern Munich fitoi “Der Klassiker”, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-3 në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”, duke I dhënë një goditje të forte rivalëve për titull në Gjermani. Me këtë fitore, Bayern e çon në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Dortmund. Në minutën e 27-të, Schlotterbeck bëhet protagonist, duke zhbllokuar shifrat dhe duke shënuar me kokë, pas krosimit të Daniel Svensson nga goditja e dënimit. Në fund të pjesës së parë, Dortmund humb kapitenin Emre Can, i cili largohet nga fusha mes lotësh, i dëmtuar. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për verdhezinjtë.
Bayern e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 52-të, pas një aksioni të gjatë dhe pasimit perfekt të Joshua Kimmich për Serge Gnabry, i cili asistoi në fund për Harry Kane. Anglezi dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat. Në minutën e 69-të, Schlotterbeck ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Stanisic brenda në zonë, penallti për Bayern. Godet Harry Kane, topi përfundon në rrjetë Bavarezët përmbysin shifrat. Megjithatë verdhezinjtë ende nuk e kishin thënë fjalën e fundit. Në minutën e 83-të, ishte Daniel Svensson që dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Marcel Sabitzer.
Kur u mendua se sfida po shkonte drejt barazimit, do të ishin sërish bavarezët, të cilët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores së madhe në minutën e 87-të me Joshua Kimmich. Kapiteni ndoqi aksionin deri në fund dhe me një goditje të bukur brenda zonës, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati final, 2-3. Një sukses tepër i rëndësishëm për të besuarit e Vicent Kompany, që japin mesazhin e qartë se gara për titull kampion për rivalët këtë sezon është e përfunduar.
and then