Do jetë nëntokësor/ Ndërtimi i muzeut arkeologjik në Tiranë vë në pikëpyetje zyrat e Instituteteve albanologjike

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim që Muzeu i ri Arkeologjik në Tiranë të jetë në tokësor. Vendimi i publikuar tashmë, vë në dukje se pjesë e projektit janë “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza”.

Duke ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të kryejë procedurat dhe Ministrinë e Kulturës (mes të tjerash) për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit, vendimi lë të paqartë se çfarë ndodh me insitutet albanologjike, zyrat e të cilave janë në Sheshin Nënë Tereza, mbi muzeun aktual arkeologjik, dhe në krah të një parkimi nëntokësor rë bashkisë Tiranë.
Institutet Albanologjike i kaluan nën varësi Akademisë së Shkencave me reformën e viteve të fundit.

Ndonëse Akademia pat premtuar mbrojtje për to, VKM-ja e ka përjashtuar Akademinë e Shkencave nga procesi duke futur në lojë Ministrinë e Kulturës dhe duke nxjerrë në dritë hijet e shmangies së saj si autoritet çka flet shumë dhe për reformën vetë dhe për fatin e instituteve albanologjike. Vetë nisma për një muze të ri, nxjerr në pah probleme të vjetra, hapësirash për punonjësit shkencorë.
“Albanologjia? Fondi, studiuesit, institutet?

Nuk kanë rëndësi. Jetojmë në kohën kur trend janë kullat e larta dhe betoni me VKM; nuk është koha e dijes, librave, botimeve, studimeve, apo e shkencëtarëve dhe profesorëve që nuk janë (ende) në “drejtimin e duhur” të historisë! “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiron!” ishte refreni paralajmërues në rrugën drejt pushtetit”, shkruan studiuesi Afrim Krasniqi.

V E N D I M PËR NGARKIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I MUZEUT ARKEOLOGJIK NËNTOKËSOR, PARKIMI NËNTOKËSOR DHE REHABILITIMI I SHESHIT “NËNË TEREZA””

VE N D I M PËR NGARKIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I MUZEUT ARKEOLOGJIK NËNTOKËSOR, PARKIMI NËNTOKËSOR DHE REHABILITIMI I SHESHIT “NËNË TEREZA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.
2. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;
b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
4. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
5. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×