Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

Në orën 11:38 është rihapur zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që krijoi vështirësi për qindra drejtues mjetesh.

Segmenti në fjalë, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve të shkaktuara në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas ndërhyrjeve intensive në terren dhe krijimit të kushteve të sigurta për lëvizje, autoritetet dhanë sinjalin për rifillimin e qarkullimit.

Rihapja e këtij segmenti rikthen normalitetin në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe me shtetet fqinje, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun dhe lëvizjen e mallrave.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë sinjalistikën dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në zonë, ndërsa pritet që në vijim të jepen detaje të tjera mbi ndërhyrjet përfundimtare në këtë segment.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×