Ka mbetur pa ekip, portieri që u pezullua tek Elbasani mbetet në kërkim të aventurës së re

Razak Abalora është pa ekip, që pasi mbylli bashkëpunimin me Zhenis. Portieri nga Gana kujtohet në Shqipëri, për eksperiencën me Elbasanin gjatë edicionit të kaluar.

29-vjeçari largohej në prillin e vitit të kaluar, sapo u mbyll sezoni për verdheblutë. Madje ishte një ndeshje me Laçin në transfertë gjatë muajit mars, që sillte pezullimin. Kështu nuk u përfshi në skuadër për gjashtë javët e fundit.

Elbasani ndërkohë i besoi një tjetër portieri të huaj për këtë sezon. Bëhet fjalë për çekun Martin Janaçek.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×