
Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare këtë të mërkurë, më 5 mars, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje dhe çështje të tjera procedurale.
Në rendin e ditës të publikuar zyrtarisht nuk është përfshirë çështja e ish-zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.
Po ashtu, në agjendën e seancës nuk figuron as kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të përfshihet në një seancë të ardhshme parlamentare.
and then