Ra nga muri gjatë kapjes së të shumëkërkuarit në Dibër, efektivi i Shqiponjave me plagë në kokë. Si paraqitet gjendja e tij

Një efektiv policie mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Klodian Llomi (Mazari). Gjatë orës 4:00 të mëngjesit, policia, zbarkoi në banesën e 35-vjeçarit në fshatin Kërçisht, Maqellarë, ndërsa në tentativë për të arrestuar të riun, efektivi i Shqiponjave, 40-vjeçari Gentian Meda mbeti i plagosur.

Gazetari Enver Doçi në një raportim live për News24, deklaroi se polici ka rënë nga muri rrethues i banesës së të shumëkërkuarit, duke marrë lëndime në kokë. Polici si fillim u dërgua në spitalin e Bulqizës, dhe më pas u transportua me helikopter për mjekim të specializuar te Trauma. Mësohet se gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, 35-vjeçari u arrestua nga kolegët e policit të plagosur, ndërsa ai pritet që të ekstradohet drejt Italisë, pasi akuzohet për veprat penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’ dhe pjesëmarrje në ‘organizatë kriminale’.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×