“Krimi i organizuar minon ekonominë”, Gonzato: Lufta ndaj tij thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i BE në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publik si edhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Në tryezën e sotme ishin të pranishëm përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqërinë civile ku u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar.

“Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese. Tryeza e rrumbullakët e sotme mblodhi përfaqësues të partive politike, studiues, komunitetin diplomatik dhe shoqërinë civile për të diskutuar masat parandaluese kundër krimit të organizuar, me theks të veçantë te përdorimi sistematik i masave për të parandaluar infiltrimin e krimit të organizuar në bizneset e ligjshme dhe në ekonominë formale.

“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×