
Janë mësuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia mundi 2-1 Bylisin në sfidën e kthimit. Për shkodranët shënuan Balaj dhe Pusi, ndërsa për ballshiotët realizoi Olavio.
Partizani dhe Elbasani diskutuan në shtesë biletën për në gjysmëfinale. Të kuqtë patën fituar 1-0 në aktin e parë, ndërsa skuadra nga Elbasani triumfoi 1-2 në sfidën e kthimit, në kohën e rregullt.
Në fund festoi Elbasani, pasi iu fal një goli të Ze Gomes në shtesë. Sa i takon kohës së rregullt, ekipi i Gvozdenoic “tundi rrjetën” dy herë me Lajthinë, sakaq te kryeqytetasit la gjurmë Contreras.
Në gjysmëfinale shkojnë Vllaznia dhe Elbasani.
and then