Emërimet në institucionet e pavarura/ “PS po zhduk balancën e pushteteve, po largohet nga BE!”, Gazment Bardhi: Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

“Shqipëria po shkon drejt shtetit njëpartiak”, kështu ka deklaruar kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi teksa ka komentuar emërimet në institucionet e pavarura.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bardhi nënvizon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar dhe se nga demokraci parlamentare po shkon drejt shtetit njëpartiak.

Gjithashtu thekson se , ‘kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, balanca e pushteteve zhduket.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×