“700 mijë eurot e aluduara të Metës, 1/4 e kantinës së Gys Agasit”/ Ralf Gjoni: Balluku i bën të duken ‘karamele Zana’! Duhet t’i ishte hequr imuniteti

Kritik ka qenë qëndrimi i Ralf Gjonit, këtë të mërkurë në emisionin “Oponencë” në News24, ndërsa foli për zhvillimet politike në vend, situatën e opozitës dhe çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjoni theksoi se me të gjitha këto skandale që kanë ndodhur nuk është parë ndonjë qëndrim i fortë nga opozita, duke u shprehur se e sheh tani si një ‘parti ndihmëse’.

I ndalur te skandali Balluku, ai theksoi se duhet t’i ishte hequr imuniteti me kohë, por sipas tij mazhoranca ka zgjedhur ta mbrojë.

“Opozitë nuk ka, ka një parti ndihmëse, kështu e quaj unë PD sot. Një opozitë sot me Belinda Ballukut që i ka bërë 700 mijë eurot e aluduara të Metës, në videon Meta-Prifti të duken si karamele zana. Ku 700 mijë euro të aluduara janë sa ¼ e kantinës së verës së Ergys Agasit. Dhe që të bëhen gjithë këto makinacione të tipit do shkarkohet apo jo! Kur SPAK kërkon arrestimin. Rrugët po rrëzohen, po bien urat. Na u shkatërruan makinat me këto rrugë që duken si në Afganistan. Dhe ky personi me gjithë këtë arrogancë me akuzë për 50 mln euro që mund të jenë shumë më tepër sfidon opinionin publik shqiptar që pret një gjykim. Është paradoksale që Veliajn mbahet  në paraburgim për 900 mijë euro të aluduar të fustaneve të gruas dhe Belinda Balluku me 50 mln me shumë gjasa do mbrohet nga mazhoranca, po u shkarkua nga detyra. Por imuniteti duhet të ishte hequr me kohë. SPAK mesa duket është i vetmi institucion me një pjesë prokurorësh e gjyqtarë që po ngjallin një shpresë të qytetarët”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×