
Nisma e PS për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ka shkaktuar debate mes opozitës dhe maxhorancës. Gjatë fjalës së demokratit Gazment Bardhi, ku i fundit tha se opozita nuk ishte pyetur fare për këtë çështje.
Ai tha se po tentohet që të injorohet dhe ‘përdhunohet’ opozita.
“Thatë i kemi diskutuar me disa prej jush! Po nëse i keni diskutuar, thojani se me kë. Ju nuk keni diskutuar asnjë ndryshim me opozitën. Kur miratuat ndryshimet para 4 muajsh, sapo ishit ulur në këtë karrige ju thamë; ndaluni se po shkelni kushtetutën. Me vendosmëri, ju vijuat me shkeljen e rregullave dhe porositë e njërës anë. Do të duhej të ishit ngritur në këmbë se me vetëdije dhe të kishit kërkuar falje, që me vetëdije keni shkelur kushtetutën për të injoruar dhe përdhunuar opozitën. Kjo do të ishte sjellje normale prej një kryetari. Në vend që të dilni dhe të thoni ‘Taulanti i ka shkruar!’.”, tha ai.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se për të marrë nisma të tilla nuk i merr leje askujt, pasi çdo deputet mund të propozojë ndryshime në rregulla.
“Çdo deputet mund të propozojë ndryshime në rregullore. Nuk i marr leje askujt nga krahu i majtë i kësaj salle por është një proces i njoftuar nga ana jonë që do të ndërmarrim disa nisma. Është e nevojshme që në këtë fazë ku është vendi në procesin e anëtarësimit, duhet të përshtatim punën tonë parlamentare, jo me procedurë të përshpejtuar., por duhet të flasim për procedura të thjeshtuara.”, tha ai.
and then