
Arrestohet autori i grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.
Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për pamjet ku shihet autori, i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet, mban kokën thuajse ulur dhe pret që punonjësja e pikës së këmbimit valutor t’i japë parë.
Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.
and then