
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e autorit të grabitjes së armatosur që ndodhi sot në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord” në Tiranë.
Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara.
Ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.
Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari.
42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
and then