SPAK ndan mesazhin e kryeprokurorit Klodjan Braho: Do të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh nga drejtuesi i saj dhe Kryeprokurori i Posaçëm, Klodjan Braho, lidhur me angazhimin e institucionit në luftën kundër krimit të organizuar.

Në mesazhin e shpërndarë në llogarinë zyrtare të SPAK, Braho thekson se struktura e posaçme do të vijojë të veprojë me vendosmëri ndaj grupeve kriminale dhe çdo zyrtari publik që bashkëpunon me ta.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, shprehet Braho në mesazhin e publikuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×