
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Levan–Tepelenë, ku humbi jetën një grua 39-vjeçare.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Fier kanë arrestuar shtetasin P. M., 57 vjeç, drejtues i automjetit tip “Benz”, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Aksidenti ndodhi një ditë më parë, kur automjeti “Benz”, i drejtuar nga 57-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Kia”, që drejtohej nga shtetasja N. A., 39 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Autoritetet bëjnë me dije se drejtuesi i “Benz”-it dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi S. R., ndodhen aktualisht në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
and then