
Pavarësisht se Bodrumspor u mund 3-4 ndaj Erokspor në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë Turke, sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi zhvilloi një ndeshje tejet pozitive.
Seferi shënoi një gol me penallti, ndërsa dhuroi edhe asistin te goli i dytë. Falë kësaj paraqitje, ai u përzgjodh në formacionin e javës. Përformanca e lojtarit u vlerësua me notën e kënaqshme, 8.6 . Deri më tani 29-vjeçari numëron 14 gola dhe 6 asiste në kampionat.

and then