
Lufta në Iran ka sjellë probleme të mëdha për rajonin, teksa është prekur edhe futbolli.
Iraku i ka bërë thirrje urgjente FIFA-s që të shtyjë ndeshjen eliminatore ndërkontinentale kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Me hapësirën ajrore të mbyllur deri më 1 prill, skuadra e Arnold, e cila përbëhet kryesisht nga lojtarë nga liga vendase, nuk do të jetë në gjendje të mblidhet plotësisht.
Lojtarët nuk kanë siguruar viza për ndeshjen eliminatore të 31 marsit në Meksikë për shkak të mbylljes së ambasadave të huaja, sakaq më shumë se gjysma e futbollistëve të kësaj përfaqësuesje janë të bllokuar në kryeqytet, Bagdad.
“Ju lutemi na ndihmoni me këtë ndeshje sepse tani për tani po përpiqemi t’i nxjerrim lojtarët tanë nga vendi i Irakut”, tha trajneri i Irakut, Arnold. Trazirat kanë detyruar tashmë shtyrjen e një kampi stërvitor të planifikuar në Hjuston, Teksas, në SHBA.
Arnold tha se mbledhja e një ekipi vetëm me lojtarë të vendosur jashtë Irakut do të zvogëlonte shanset e vendit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.
“Nuk do të ishte ekipi ynë më i mirë, dhe ne kemi nevojë për ekipin tonë më të mirë në dispozicion për ndeshjen më të madhe të vendit në 40 vjet”, tha Arnold.
Ai ka propozuar një shtyrje strategjike të orarit të ndeshjeve eliminatore, duke sugjeruar që FIFA të lejojë Surinamin dhe Bolivinë të luajnë ndeshjen e tyre paraprake këtë muaj, por të shtyjë ndeshjen eliminatore përfundimtare deri një javë para fillimit të Kupës së Botës.
and then