“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike. Për herë të parë, turneu do të zhvillohet me 48 skuadra,  104 ndeshje, të shpërndara në 16 qytete dhe tre vende: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka cilësuar këtë si më shumë se një garë sportive, duke e quajtur një ngjarje sociale që do të ndalë botën për ta ndjekur. Vetëm në katër javët e fundit janë regjistruar më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta, ndërsa në dispozicion do të jenë rreth 7 milionë bileta, me stadiumet që pritet të jenë plot dhe festë totale në çdo ndeshje.

Infantino foli edhe për të ardhmen e Botërorit për klube, që sezonin e kaluar u fitua nga Chelsea. Ai konfirmoi se po mendohet për një zgjerim të mundshëm të formatit dhe vendndodhjes së turneut, duke theksuar se pas Botërorit do të merret vendimi për mënyrën më të mirë për të përmirësuar këtë kompeticion.

Një Botëror historik, me pritshmëri të jashtëzakonshme dhe emocione të papara, që këtë verë do të mbajë sytë e të gjithë botës drejt fushave të futbollit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×