
Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit, persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë.
Në kallëzim, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona dhe e kanë kërcënuar në orët e mbrëmjes të së dielës.
Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.
Vijon…
and then