Champions, Barcola: PSG e përgatitur në maksimum, japim më të mirën ndaj Chelseat

Lojtari i PSG, Barcola dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Chelsea, takim ky i vlefshëm për Champions.

“Ne e ndryshuam shpejt fokusin pas ndeshjes të së premtes dhe punuam shumë për të qenë gati për këtë përballje të rëndësishme. Jemi të përgatitur”, deklaroi Barcola.

Ai shtoi se PSG duhet të kërkojë epërsinë në ndeshjen e parë, pasi përballja e kthimit në Londër pritet të jetë shumë më e vështirë.

Sulmuesi francez shtoi se mbështetja e tifozëve në stadium do të ketë rol të rëndësishëm për ekipin parisien dhe mund të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme që do ta ndihmojë skuadrën në këtë duel.

“Duhet të marrim epërsinë së pari, sepse do të jetë e vështirë në stadiumin e tyre. Do të luajmë në shtëpi me mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët do të krijojnë një atmosferë fantastike. Ne llogarisim shumë te ata”, u shpreh sulmuesi francez.

Barcola pranoi se sfida ndaj Chelseat do të jetë e fortë, por theksoi se skuadra parisiene është gjithmonë e uritur për fitore.

“E dimë se do të jetë e vështirë, por ne jemi gjithmonë të uritur për të fituar”, tha ai.

Në fund, ai shtoi se PSG ka treguar edhe më parë se mund të japë më të mirën në ndeshje të mëdha.

“Ne jemi gjithmonë të aftë të tejkalojmë veten. Këtë e kemi treguar edhe më parë. Të gjithë i duam këto lloj ndeshjesh”, përfundoi Barcola.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×