“Paguan 300 mijë euro për ekzekutimin e Bledar Birçaj”/ Anduena Llabani: Grupi kriminal në Vlorë bleu të gjithë policinë e qytetit, SPAK ta hetojë

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një denoncim të fortë në “Oponencë”, ku iu referua një aksioni të SPAK në qytetin e Vlorës, më 7 mars.

Llabani tha se të gjithë e njohin këtë grup kriminal të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, bazuar dhe në përgjimet e SPAK.

Por, sipas saj, ajo që ishte më e tmerrshmja, ishte fakti që ky grup kriminal kishte “blerë” të gjithë policinë e Vlorës.

“Ata ishin blerë që nga shefi i komisariatit, drejtor e nëndrejtor deri tek policët merrnin rrogë tek ky grup kriminal. Ne i bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të hetojnë, pasi kemi informacion se vetëm për një eleminim, janë dhënë 300 mijë euro për ekzekutimin e Bledar Birçaj. Një nga ekzekutorët e tij, sot që flasim ndodhet në paraburgimin e Fierit pa akuzë”, tha Llabani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×