Debutimi i keq në Champions, Kinsky: Nga ëndrra në makth dhe përsëri në …ëndërr

Portieri i Tottenham, Antonin Kinsky debutoi në Champions (ndaj Atleticos), por gjërat nuk shkuan mirë për të, pasi u zëvendësua pas 17 minutash lojë. Trajneri i Spurs, Tudor e largoi nga loja Kinskyn, pasi bëri dy gabime që sollën dy gola të kundërshtarit.

Vetë Kinsky ka reaguar me një postim në rrjetet sociale. “Faleminderit për mesazhet. Nga ëndrra në makth, dhe përsëri në ëndërr. Shihemi”.

22-vjeçari nuk është në gjendjen më të mirë psikologjike, ndërsa mbështetja nga shokët e skuadrës në këto momente duket e madhe. Ndeshja përfundoi 5-2 për Atletico Madrid.

 

Nu
Nu



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×