
Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar një operacion kontrolli në Malandrinos Prison, ku u kryen kontrolle në disa qeli të të burgosurve.
Sipas informacioneve, policia u përpoq të hynte në qelinë e një të dënuari shqiptar, pasi kishte të dhëna se ai mund të zotëronte sende të paligjshme. Megjithatë, ndërhyrja hasi në vështirësi, pasi i burgosuri kishte bllokuar hyrjen e qelisë duke e siguruar me një copë druri.
Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, qelia u hap me forcë dhe u krye kontrolli i plotë i saj. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën një thikë me këllëf të zi si dhe disa çelësa, të cilët dyshohet se mbaheshin në mënyrë të paligjshme brenda burgut. Operacioni u shtri edhe në qeli të tjera të institucionit penitenciar, ku në total u kryen 16 kontrolle.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar se si sendet e ndaluara kanë hyrë në ambientet e burgut dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
and then