Veliaj në burg/ Raporti i studios ligjore amerikane: S’mund të shqyrtojë brenda 2 javëve 28 mijë faqe. E mbajnë në qeli për ta ndëshkuar!

Studioja avokatore amerikane Kasowitz publikon raportin e tretë në lidhje me masën e arrestit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar sipas tyre, mangësitë themelore për një proces të rregullt ligjor. Raporti është publikuar më 10 mars dhe trajton dy zhvillime kryesore në çështjen e Kryetarit Veliaj. Avokatët pretendojnë se SPAK ka cenuar të drejtën e Kryetarit Veliaj për një gjykim të drejtë. Sipas raportit, SPAK i ka bllokuar Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për t’u përgatitur për gjyqin ndaj tij. Avokatët amerikanë pretendojnë gjithashtu se SPAK ka kufizuar mënyrën dhe mjetet përmes të cilave avokati i caktuar nga shteti për Veliajn mund të komunikojë me të lidhur me provat, dhe të përgatisë mbrojtjen e tij.

Raporti vjen ndërkohë që trupa gjykuese prej tre gjyqtarësh e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, vendosi më 9 mars që SPAK t’i vërë në dispozicion Veliajt t’i dërgojë dosjen e provave për shqyrtim dhe duke shtyrë gjyqin për dy javë. Ndërsa, ky vendim përfaqëson një hap në drejtimin e duhur, avokatët thonë se mbetet për t’u parë nëse Veliaj mund realisht të shqyrtojë dhe përpunojë një volum kaq të madh provash brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe. Gjithashtu, studioja avokatore amerikane SPAK paraqet argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Kryetarit Veliaj.

“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese,” tha Daniel Fetterman, partner në Kasowitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt. “Peticionet drejtuar qeverive dhe të folurit publikisht për çështjen e tij është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgosje apo ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgim dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në çështjen e Kryetarit Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane – e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut – të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, pikërisht këtë po kërkojmë të bëjmë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×