
Ngjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2 muajshe rrezikon jetën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2 muajshe.
Burime konfidenciale nga policia dhe spitali, bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore por pas kthimit në shtëpi, ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Policia ndodhet në pediatrinë e spitalit ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar foshnjën 2 muajshe.
and then