
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili qarkullonte në makinë i armatosur. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. P., 34 vjeç, banues në Laç.
NJOFTIMI I POLICISE
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
and then