Digjen gomat në Urën e Milotit, zjarr dhe shtëlllunga tymi në zonë

Dhjetëra goma po digjen poshtë urës së Milotit, duke krijuar re të dendura tymi të zi që janë të dukshme edhe nga superstrada.

Pamjet tregojnë një ndotje të madhe të ajrit, ndërsa tymi i zi është përhapur në të gjithë zonën përreth.

Djegia e gomave mbetet një problem i përsëritur në këtë zonë, që shpeshherë shkakton shqetësim për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.

Deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron pas djegies së këtyre gomave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×