
Në Konferencën për Inteligjencën Artificiale për vendet në zhvillim, e zhvilluar në selinë e OKB-së në Bangkok, CEO i Acromax Aldor Nini, prezantoi moderatoren virtuale Akila.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24, foli për moderatoren Akila rregullat që ndjek dhe impaktin e parë që mori gjatë konferencën.
“Inteligjenca Artificiale, duke u përdorur në vende edhe shumë kritike po zgjidh probleme marramendëse. Në sektorin e mjekësisë, në sektorin ligjor ka dhënë edhe rezultate. Ndërsa Akila, në momentin që u tregua në mënyrë vizuale, pyetja ishte përse duhet për Shqipërinë një moderatorë vizuale? Por duhet thënë se Akilën e kemi bërë në atë formë që të mos komandohet dhe manipulohet. Disa persona që punojnë për median tradicionale ishin skeptik për këtë projekt se ndoshta mund të bëjë gabime, apo se edhe mund t’i zëvendësojë, por nuk do jetë kështu. Akila ndjek rregulla që duhet të ndjekë”, u shpreh ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, u ndal te monitorimi i sistemit të drejtësisë, me modelin “RoboCop”, duke thënë se mund të përdoret nga qeveria, por edhe nga qytetarët.
“Rasti i parë që mund të përdoret “RoboCop”, skema e parë është nëse duhet të përdoret nga qeveria. Por edhe qytetari normal mund ta përdorë për të luftuar korrupsionin. Një dosje voluminoze mund ta realizojë për 5 minuta. Ne kemi një rast konkret, dhe në atë dosje e zgjodhi për 5 minuta dhe nxori konkluzione, shkelje të bëra dhe sugjeroi edhe masa të mëtejshme për seanca të radhës. Duhet thënë që Inteligjenca Artificiale nuk i sulmon prokurorët. Sot prokurorët dhe gjykatësit harrojnë që çdo çështje që është aktualisht në zhvillim një ditë do të shkojë në Gjykata Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, tha më tej ai.
and then