Lezhë/ Vjedhje brenda shkollës 9-vjeçare, disa persona grabisin disa kompjutera të institucionit

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë disa kompjutera.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës, çka mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë qëllimin e vjedhjes.

Ngjarja është konstatuar pak më parë dhe pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Ndërkohë, policia është njoftuar dhe pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×