Ardit Çylybyli fiton garën për drejtimin e PD në Shkodër, zgjidhet me 1060 vota

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër, pasi fitoi garën përballë kandidatit tjetër Gentian Ibro.

Sipas rezultateve paraprake, në procesin e votimit morën pjesë 1781 anëtarë. Çylybyli ka siguruar rreth 1060 vota, ndërsa Gentian Ibro rreth 700 vota, me një diferencë prej afro 700 votash, ndërkohë që ende nuk është përfunduar numërimi zyrtar i votave.

Pas përfundimit të votimit, dy kandidatët u përshëndetën me njëri-tjetrin, duke shtrënguar duart dhe duke uruar sukses në vijim. Ata përcollën gjithashtu një mesazh bashkimi për strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike në Shkodër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×