
Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ngjarjet e fundit siç ishte dhe rrëzimi i kërkesës së SPAK për të dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut, rrezikohet që shqiptarëve t’u mbyllen dyert në BE.
Ai tha se rrezikohet që të anulohen të gjitha marrëveshjet e firmosura me BE-në deri tani.
“Rrezikojmë të shkojmë atje ku ishim, tek ALFA, shpërbërja do të thotë anulim i të gjitha marrëveshjeve të firmosura me BE, që nga 92 që është marrëveshja e parë tregtare. Rama, pavarësisht nga paralajmërimet që mori, nga reagimet që mori, vendosi që para procesit të integrimit, të zgjedhë mburojën e tij ligjore për vjedhjet që ka bërë, të mos dorëzohet para ligjit bashkë me rrethin familjar. Por një gjë është e qartë, se e gjithë kjo përplasje e madhe me opozitën, me partnerët ndërkombëtarë nuk bëhet ose bëhet vetëm për Ramën dhe rrethin e ngushtë familjar. Çdo shqiptar paguan për vjedhjet e Ramës, dhe Lindës së tij dhe baxhanakut, etj. Si rrugëdalje ai ka zgjedhur shkelmimin haptas të interesit të çdo shqiptari, integrimin mbi bazë merite ne BE. Me çiftimin me Serbinë, Rama kreu aktin më të egër ndaj shqiptarëve. Kushdo që janë problemet e Shqipërisë, Serbia, jo mha vendi ynë, por nga qëndrimet e saj, është konsideruar Rusia e vogël në Ballkan. Shqipëria nuk është konsideruar kurrë zonë influente ruse. Rusët bënë çdo përpjekje që TAP të dështonte dhe mos të kalonte nga Shqipëria. Serbia nuk njeh gjenocidin në Kosovë, i shpallur i tillë nga të gjitha gjykatat. Po ashtu është kusht i vendeve të demokratike. Shqipëria votoi më së fundi rezolutën për dënimin e Srebrenicës. Rama po përpiqet që t’i zbardhë faqen Vuçiç, ku konsiderohet si pjesëmarrës në gjenocid. Argati i del në krah dhe shkruan letër të hapur me të.”, tha ai.
and then