LEGJIONARËT/ Manaj trondit Sylvinhon, edhe Daku mbetet në “bokse”, rikthehet Broja

Në pritje të publikimit të listës me lojtarët e ftuar për takimet e fazës “play-off” në kualifikueset e Botërorit, trajneri Sylvinho duhet të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para, në një kohë kur dy nga sulmuesit e tij kryesorë, Rey Manaj dhe Mirlind Daku vijojnë të jenë të dëmtuar.

Rey Manaj u rikthye këtë fundjavë në fushë, por qëndrojë në lojë vetëm 7 minuta duke dalë nga fusha i dëmtuar. Gjëndja e tij fizike është ende e qartë. Nuk u aktivua këtë fundjavë as Mirlind Daku duke e bërë shumë të vështirë përfshirjen e tij në listë për ndeshjet e marsit.

Lajm i shkëlqyer është rikthimi i Armando Brojës. Ndryshe nga se pritej, “bomberi” kuqezi ishte në dispozicion të Burnley për takimin kundër Bournemouth. Jo vetëm kaq, por trajneri Parker i rezervoi disa minuta duke e hedhur në fushë pas minutës së 88-të.

Një tjetër lajm pozitiv është forma shumë e mirë e Taulant Seferit, me sulmuesin kuqezi që gjeti sërish rrugën e rrjetës në Turqi duke shkuar në kuotën e 15 golave, plus 6 asiste. Lajme të mira vijnë edhe nga Italia, aty ku Stiven Shpendi gjeti golin e tij të 11 në Serie A. Gjatë kësaj jave, minuta si titullarë morën edhe pjesa më e madhe e legjionarëve kuqezi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×