
Kryedemokrati Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD deklaroi se sot kërkohet një reagim i fortë qytetar.
Ndërkohë ai iu adresoi disa detyra deputetëve të opozitës, që të angazhohen në dialog me zgjedhësit e tyre.
“Të nderuar deputete dhe deputetë, ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite.
Ishte goditja më e rëndë që Edi Rama i dha ligjit e Kushtetutës, u dha të drejtave të qytetarëve shqiptarë për të pasur një parlament të bazuar në Kushtetutën e vendit, një parlament që respekton kushtetueshmërinë, që mbron interesat e qytetarëve.
Për herë të parë, pseudoparlamenti, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer, miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, vetë familjarët dhe ministrat e tij, ti shpallë mbi ligjin, ti shpallë mbi kushtetutën, ti shpallë të paprekshëm, njëlloj siç ishin dikur etërit e tij xhelatë të shqiptarëve.
Ky akt është thirrje lufte, ky akt është kushtrim për çdo shqiptar, është thirrje për kryengritjen paqësore të shqiptarëve, gjer në përmbysjen e tij.
Nuk kishte dyshime se Edi Rama do të vepronte ndryshe. Jo.
Atij i ka ardhur thika në palcë për shkak të vjedhjeve të tij. Ai e dinte se Lubia ishte thjeshtë dordoleci, ishte noterja, sekretarja e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë. Kurse ai ishte autori, dhe kalonte nga një studio televizive në tjetër dhe mburrej për reformën unike në botë thoshte, që se ka kush në botë këtë, dhe thoshte se as vende të tjera nuk kanë një të tillë, tani e hodhi në kosh të plehrave, e shumëzoi me zero.
Akt që nuk e ka kryer kush kurrë.
Gjendja, asgjësimi i parlamentit, asgjësimi i drejtësisë, janë hapa të cilët ai ndërmorri gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.
E vërteta është se sot, opozita është e vetmja shpresë dhe sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me të gjithë potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha burimet dhe qytetarët.
Sot opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv, deputetët duhet të angazhohen në një dialog intensiv me zgjedhësit e tyre. Ata që e kanë votuar dhe ata që se kanë votuar, sepse angazhimi qytetar, përgjegjësia qytetare ndaj kësaj gjendje dramatike të krijuar është rrugëzgjidhja e vetme.
Nuk besoj se mund të ketë shqiptar të vërtetë që të gjejë motive që ta pengojnë për tu ngritur në revoltë kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës që për interesa personale i mbylli dyert Europës dhe është një mbyllje që çdo kohë që kalon, bëhet më e rëndë për tu zgjidhur.
BE gjatë këtyre viteve, pas rënies së perdes së hekur, ka pasur shumë zhvillime në vendet ish-komuniste në rrugën e tyre, por nuk ka patur kurrë një rast të tillë. Kurrë nuk kanë regjistruar një rast të tillë. ”, tha ai.
and then