
Analisti dhe ish-deputeti Edvin Kulluri komentoi situatën e opozitës shqiptare, duke theksuar se nuk ka besim te protestat, aksionet apo proceset e brendshme të saj. Ai ngriti pyetje për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke kërkuar një përgjigje për humbjen e rëndë që pati opozita në zgjedhje.
“Na shesin sapunin për djathë në TV. Po kush mban përgjegjësi për dështimet qeverisëse? Opozitës i kërkohet që të fitojë zgjedhjet,” tha Kulluri, duke shtuar se partitë e reja gjithashtu dëshironin të ulni PS deri në 70 mandate. Sipas tij, nëse partitë e reja do të kishin dalë bashkë, do të krijohej një klimë tjetër, por palët e brendshme vepruan në mënyrë të ndarë, duke ulur ndikimin e tyre.
Ai përmendi edhe tensionet dhe akuzat brenda politikës: “Njëri thoshte se ishim kambëzat e Ramës dhe ky i fundit i quante kambalecë. Të gjithë bëjnë sikur duan të bashkëpunojnë. PD bën sikur do të fitojë, PS sikur do të qeverisë. Unë po merrem me produktin.”
Kulluri theksoi se shpresat aktualisht mbeten te drejtësia ndërkombëtare, pasi situata politike dhe fragmentimi i partive krijojnë një klimë paqëndrueshmërie për opozitën.
and then