“Ka filluar të japë Elisën për një…”/ Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh, protestoni për të drejtat tuaja!

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar “Foltores”, së PD të mbajtur këtë të hënë përpara Kryeministrisë.

Aktori Liçaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë dhe të mos lejojnë regjimin t’u vjedhë dinjitetin.

“Ka filluar të japë Elisën për një kalë. Këta ja fusin njëri tjetrit sepse vetëm kështu dinë të bëjnë. Por Atdheu nuk është vetëm një copë tokë. Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë protestuar asnjëherë se nuk ka gjë më të bukur se të dalësh përballë shtetit dhe t’i thuash nuk ke asgjë çfarë të bësh! U bëj thirrje të dalin në protestë, ‘dilni sepse Shqipëria është në rrezik. Sa herë hap gojën është kapak pusete. Shqiptarët duhet të dalin në shesh të tregojnë forcën që të rifitojnë liritë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×